COVID-19 – Koreja e Jugut i rikthehet jetës normale

SEUL, 25 tetor /ATSH-DPA/ – Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae In njoftoi një “kthim gradual në jetën normale” në vend duke filluar nga nëntori.

Gjatë një fjalimi për buxhetin në parlament, Moon theksoi se ”shkollat ​​do t’i kthehen tërësisht mësimit në klasë dhe qendrat e të moshuarve të komunitetit do të kthehen në funksionimin normal”.

Në të njëjtën kohë, disa masa shëndetësore do të mbeten në fuqi për momentin, duke përfshirë rregullat për përdorimin e maskave për fytyrën.

”Më shumë se 70 për qind e popullsisë së Koresë së Jugut prej rreth 52 milionë banorësh është tashmë plotësisht e vaksinuar”, njoftuan autoritetet shëndetësore të vendit.

Fushata e vaksinimit filloi në shkurt dhe fillimisht ishte e ngadaltë, por mori vrull me rritjen e dozës në muajt e fundit.

Koreja e Jugut e ka përballuar mirë pandeminë e koronavirusit në krahasim me shumë vende të tjera.

Infeksionet ditore mbetën të ulëta pa asnjë bllokim mbarëkombëtar falë testimit të përhapur dhe gjurmueshmërisë së shpejtë të kontaktit nga autoritetet.

Sidoqoftë, vendi po lufton me valën e katërt të koronavirusit që nga vera.

Sot, autoritetet raportuan 1 423 infeksione dhe 21 vdekje.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.