Shtrohet tapeti i gjelbër në stadiumin e ri të Kukësit

TIRANË, 24 tetor/ATSH/ Stadiumi i ri i Kukësit është në fazën e përfundimit të punimeve.

Kryeministri Edi Rama solli sot pame nga shtrirja e tapetit të gjelbër në këtë stadium.

“Mirëmëngjes dhe me qilimin e blertë të Stadiumit të Kukësit që përmbyll edhe këtë vepër të re publike në shërbim të komunitetit kuksian, ju uroj një fundjavë të mbarë”, u shpreh kryeministri Rama.

Stadiumi “Zeqir Ymeri” në Kukës është një tjetër projekt i premtuar nga qeveria shqiptare, i cili po ndërtohet sipas parametrave të UEFA-s.

Impianti i ri sportiv në veri të vendit do të ketë 8 mijë vende, ndërsa pjesë e tij do të jenë dhe ambientet akomoduese.

Në këtë stadium do të zhvillohen ndeshje ndërkombëtare, ndërkohë që është sipas standardeve më të mira, i pajisur me një sallë konferencash për 80 persona, dhomën e delegatëve të UEFA-s me të gjitha standardet, dhomat e veshjeve etj.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.