Chris Paul rekord absolut në NBA me 20 000 pikë dhe 10 000 asiste

NJU JORK, 24 tetor /ATSH-AA/ – Chris Paul është bërë lojtari i parë në historinë e NBA-së që arrin 20 000 pikë në karrierë dhe 10 000 asiste.

Ylli i Phoenix Suns arriti momentin historik pasi shënoi 23 pikë, 14 asiste dhe pesë kërcime në fitoren 115-105 të Suns ndaj Los Angeles Lakers.

Paul, i cili është zgjedhur 11 herë All-Star, është lojtari i 47-të që kalon 20 000 pikë dhe renditet i pesti për asistime në të gjitha kohërat.

Paul, 36, i cili u bashkua me Suns në vitin 2020, gjatë karrierës së tij në NBA ka luajtur gjithashtu për New Orleans Hornets, Los Angeles Clippers, Houston Rockets dhe Oklahoma City Thunder./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.