Burrel, hapësirat publike u kthehen qytetarëve

TIRANË 23 tetor /ATSH-I.Vata/- Bashkia Mat vazhdon punë për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Burrelit.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme ka vijuar në qytetin e Burrelit. Ky është aksioni i dytë që ndërmerr bashkia Mat për heqjen e ndërtimeve pa leje të mbetura prej vitesh.

Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i bashkisë Mat, Agron Malaj, i cili shprehet se banorët meritojnë hapësira dhe argëtim për fëmijët.

“Bashkia Mat  vijon punën për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Burrelit. Banorët meritojnë hapësira në dispozicion për argëtimin e fëmijëve dhe shtimin e gjelbërimit”, shprehet ai.

Bashkia Mat ka ndërhyrë në përmirësimin e infrastrukturës së qyteti, lulishteve dhe parqeve dhe tashmë po finalizon dhe lirimin e hapësirave publike për të ua kthyer qytetarëve, të moshuarve dhe fëmijëve.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.