Trump prezanton rrjetin e tij social ”Truth”

UASHINGTON, 21 tetor /ATSH-ANSA/ – Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar fillimin e një platforme të re sociale e cila do të quhet ”Truth” (”E vërteta”).

Në një njoftim për shtyp ish-presidenti theksoi se ”rrjeti i ri social, pronësia e të cilit do të quhet Trump Media and Tecnolgy Group (Tmtg), duhet të jetë aktiv në nëntor”.

“Kam krijuar ‘Truth Social’ për të luftuar tiraninë e ‘Big Tech”, theksoi ish-presidenti amerikan në një deklaratë.

“Ne jetojmë në një botë ku talebanët kanë një prani të madhe në Twitter, ndërsa presidenti juaj i preferuar ende po heshtet. Kjo është e papranueshme!”, shtoi Trump.

Sipas disa vëzhguesve, njoftimi forcon hipotezën e një kandidimi të Trump për zgjedhjet presidenciale në SHBA në 2024.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.