Parashikimi i motit, e enjte 21 tetor 2021

TIRANË, 21 tetor/ATSH/ Duke filluar nga dita e nesërme mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare dhe hera-herës të dendura.

Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët e shtrëngata lokale.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 1 deri 5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 8m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/19 Diell shi
Kukës 6/18 Diell re
Lezhë 10/20 Diell shi
Dibër 4/16 Re diell
Durrës 13/23 Diell re
Tiranë 13/23 Diell re
Elbasan 10/23 Diell re
Berat 7/21 Diell re
Vlorë 11/20 Diell shi
Korcë 6/16 Diell re
Gjirokastër 8/20 Diell shi
Sarandë 10/20 Diell shi
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.