Nikolla në Athinë, pjesë e konferencës së kryetarëve të parlamenteve të KiE

TIRANË, 21 tetor/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla po merr pjesë në konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, e cila zhvillohet në Athinë, në datat 21 dhe 22 tetor.

“Konferenca po trajton tema të rëndësishme për zhvillimin dhe të ardhmen e Evropës dhe më gjerë: mbijetesa e demokracisë përballë pandemisë së Covid-19, kontributi i parlamenteve për zhvillimin e qëndrueshëm dhe e ardhmja e përbashkët e qytetarëve evropianë, njoftoi Kuvendi.

Gjatë ditëve të konferencës, Lindita Nikolla, do të zhvillojë edhe disa takime dypalëshe me kryeparlamentarë pjesëmarrës në këtë veprimtari të rëndësishme.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.