Kushi: Strate­gji mbi edukimin për median dhe informac­ionin

TIRANË, 21 tetor/ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi mori pjesë sot në Konfer­encën Rajonale me te­më “Edukimi për Medi­an dhe Informacionin për të mirën publike”, organizuar nga UNESCO në prag të “Javës Globale të Edukimit për Median dhe Informacionin”.

Kushi vlerësoi se, “zhvillimi me hapa të shpejtë i teknolog­jisë dhe realiteti digjital e forcon akoma më shumë detyrimin tonë për të mbështetur dhe edukuar brezat e rinj që të orientohen tek burimet e besueshme të informacionit, në mënyrë që të ma­rrin vendimet e duh­ura dhe të zgjidhin problemet në jetën e përditsh­me”.

“Nëpërmjet Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar kemi hartu­ar tashmë një strate­gji për edukimin për median dhe informac­ionin, në bashkëpunim me UNESCO dhe Institutin Shqiptar të Medias”, tha Kushi.

/m.m/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.