Kosovë, 18 raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 21 tetor/ATSH/ Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar për asnjë rast të vdekjes si shkak i infektimit me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë, bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar për 18 raste të reja që rezultuan pozitivë me koronavirus nga 2.198 testime.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.560 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.519.933 doza të vaksinës.

Deri më sot 686.238 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.106.

Në total numri i rasteve aktive është 510. /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.