KORE E VERIUT – Pheniani: Lëshimi i raketave nuk është sfidë për SHBA-në

PHENIAN, 21 tetor /ATSH-DPA/ – Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut deklaroi se testi i fundit raketor i saj nuk ishte një mesazh i drejtpërdrejtë për SHBA-në.

Një zëdhënës i ministrisë kritikoi reagimet e OKB-së dhe Këshillit të Sigurimit.

”Nisja testuese e raketës balistike e lëshuar nga një nëndetëse e tipit të ri ishte pjesë e aktiviteteve normale të shkencës së mbrojtjes”, theksoi zëdhënësi.

“Të kritikosh Korenë e Veriut për zhvillimin dhe testimin e të njëjtit sistem armësh që SHBA zotërojnë ose po zhvillojnë është një shprehje e qartë e standardeve të dyfishta”, shtoi ai.

Deklarata gjithashtu hodhi dyshime mbi pretendimin e fundit të qeverisë amerikane se nuk është armiqësore ndaj Koresë së Veriut.

Lëshimi i raketës balistike të Koresë së Veriut në fillim të kësaj jave ishte i teti i këtij viti./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.