Kombëtarja shqiptare përmirësohet me 3 pozicione në renditjen e FIFA-s

TIRANË, 21 tetor/ATSH/ Kombëtarja e Shqipërisë në futboll është përmirësuar me tre pozicione në renditjen e FIFA-s për muajin tetor.

Kombëtarja e drejtuar nga trajneri italian Edoardo Reja mban tashmë vendin e 63-të në renditje nga vendi 66-të që mbante në muajin shtator.

Ky përmirësim ka ardhur pasi Kombëtarja shqiptare triumfoi 0-1 ndaj Hungarisë në Budapest, por u mposht 0-1 ndaj Polonisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë në ndeshjet e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

Sa i përket renditjes së përgjithshme, Belgjika vijon të mbajë vendin e parë, pavarësisht se u rendit e katërta në Ligën e Kombeve duke humbur si me Francën, ashtu edhe me Italinë. Në vend të dytë renditet Brazili, ndërsa në vendin e tretë Franca, e cila arriti të fitojë “Ligën e Kombeve” në finale kundër Spanjës.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.