BERLIN – Gjermania përfshihet sërish nga stuhi të furishme

BERLIN, 21 tetor /ATSH-AFP/ – Erërat e forta dhe shirat e rrëmbyeshëm përfshinë sot pjesën më të madhe të Gjermanisë, duke rrëzuar pemë, duke pezulluar shërbimet hekurudhore dhe duke dëmtuar ndërtesat.

Autoritetet portuale lëshuan paralajmërim për vërshime të pritshme në Detin e Veriut dhe grykëderdhjet e lumenjve Weser dhe Elba pasdite dhe në mbrëmje.

Trafiku hekurudhor u ndal plotësisht në shtetet e Turingisë, Saksonisë dhe Saksonisë-Anhaltit, në një brez të gjerë përgjatë Gjermanisë qendrore dhe lindore.

Shërbimi Meteorologjik gjerman (DWD) parashikoi se kushtet e rrezikshme të motit do të përhapen edhe në veri dhe lindje gjatë ditës./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.