Implementimi dhe zbatimi i Reformës në Drejtësi, Naço pret eurodeputetin Nart

TIRANË, 20 tetor/ATSH/ Implementimi dhe zbatimi i Reformës në Drejtësi ishte në qendër të takimit që kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Nasip Naço zhvilloi sot në Tiranë me eurodeputetin spanjoll Javier Nart.

“Gjatë takimit Naço vlerësoi progresin e Shqipërisë në kuadër të luftës kundër korrupsionit si dhe krimit të organizuar. Palët shprehën vlerësim dhe inkurajim për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në rrugën e integrimit europian. Pikë tjetër me rëndësi gjatë takimit ishte dhe implementimi dhe zbatimi i reformës në drejtësi”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Shqipërisë.

Javier Nart është anëtar i Parlamentit Evropian (PE), përfaqësues i grupit politik Renew, anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme të PE (AFET), si dhe anëtar i Komitetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes (SEDE).

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.