Gjiknuri takon anëtarin e Bundestagut: Bashkëpunim me SPD-në për integrimin

TIRANË, 20 tetor/ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri priti  sot në takim me Christian Petry, anëtar i Bundestagut dhe zëdhënës për çështjet e Evropës në grupin parlamentar të SPD.

Gjiknuri e uroi Petry për fitoren e zgjedhjeve dhe pritshmërinë që një koalicion i drejtuar nga SPD të drejtojë qeverinë gjermane.

“Gjermania ka qenë një mbështetëse dhe avokate e madhe e Shqipërisë në ecurinë e procesit të zgjerimit të familjes evropiane. U angazhuam të forcojmë edhe më shumë lidhjet mes Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe SPD gjermane, në funksion të bashkëpunimit mes dy partive tona, në dobi të procesit të integrimit evropian”, tha Gjiknuri.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.