FDA shqyrton autorizimin e përzierjes së vaksinave antiCOVID-19 si dozë përforcuese

UASHINGTON, 20 tetor /ATSH-AFP/ – Autoritetet shëndetësore amerikane po përgatiten të lejojnë përdorimin, si dozë përforcuese, një vaksinë antiCOVID-19 të ndryshme nga ajo e përdorur fillimisht për imunizim, sipas medieve amerikane.

“Agjensia amerikane e Barnave (FDA) mund ta bëjë njoftimin sot”, raportoi ndër të tjera “New York Times”.

Përzierja e vaksinave është tashmë e mundur në shumë vende.

Sidoqoftë, FDA mund të rekomandojë që t’i jepet përparësi injektimit të një doze të së njëjtës vaksinë, sa më shumë që të jetë e mundur, sipas burimeve të cituara nga shtypi amerikan.

Një njoftim i tillë nga autoritetet shëndetësore ka të ngjarë të jetë me interes të veçantë për personat që kanë marrë vaksinën me dozë të vetme nga Johnson & Johnson, ose rreth 15 milionë amerikanë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.