Bashkia e Durrësit, kontrata paraprake me familjet përfituese të shtëpive të reja në Manzë

TIRANË, 20 tetor/ATSH/ Bashkia e Durrësit ka nënshkruar kontratat paraprake me familjet e Manzës që do të përfitojnë shtëpi të reja në lagjen e re të kësaj njësie administrative.

Lajmi u bë i ditur nga kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, e cila thekson se “në këtë lagje model do të ketë 9 objekte banimi me 5 dhe 6 kate ku do të strehohen 226 familje që kanë humbur shtëpitë si pasojë e tërmetit, do të ketë zona parkimi, objekte shërbimi, qendër shëndetësore, qendër multifunksionale, kopsht dhe fusha sportive”.

“Procesi i nënshkrimit të kontratave për familjet që do të përfitojnë shtëpi të reja do të vazhdojë deri në dorëzimin e çelësave të shtëpisë së fundit”, tha Sako.

Lagjja e re në Manzë të Durrësit, ku po ndërtohen 9 pallate për 226 familje do të ketë edhe shkollë, kopsht dhe një qendër sociale.

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.