“Toyota” revolucion në prodhimin e baterive litium-jon

TOKIO, 19 tetor /ATSH-AA/ – Kompania japoneze e automjeteve “Toyota Motor” do të ndërtojë një fabrikë të baterive të automjeteve në SHBA për të zgjeruar zinxhirin e furnizimit të baterive litium-jon.

Sipas deklaratës së prodhuesit japonez, kompanitë “Toyota Motor North America” dhe “Toyota Tsusho” do të bashkëpunojnë për të ndërtuar një fabrikë gjigante të baterive në SHBA.

Objekti, i cili është planifikuar të hyjë në shërbim në vitin 2025 dhe të arrijë një investim prej 1,29 miliardë dollarë deri në vitin 2031, do të synojë zgjerimin e zinxhirit të furnizimit të baterive litium-jon.

Nuk janë dhënë informacione mbi vendndodhjen dhe kapacitetin prodhues të objektit.

Sipas agjencisë Kyodo drejtori ekzekutiv i “Toyota Motor North America”, Tetsuo Ogawa tha se “ky investim do të ndihmojë që automjetet elektrike të jenë më të përballueshme për konsumatorët amerikanë”.

“Më e rëndësishmja, ajo gjithashtu do të rrisë punësimin amerikan të lidhur me të ardhmen e lëvizshmërisë”, tha Ogawa.

Sipas informacioneve që Kyodo bazohet në “Toyota”, thuhet se 25 për qind e shitjeve të kompanisë japoneze në SHBA përbëhen nga automjete elektrike.

Sipas parashikimeve të kompanisë, kjo normë pritet të arrijë në 70 për qind deri në vitin 2030./  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.