Kriza ua dërgon në qiell britanikëve edhe… birrën!

LONDËR, 19 tetor /ATSH-DPA/ – Çmimet e birrës në Britaninë e Madhe u rritën me 30 cent për kanoçe.

Gazeta ”The Times” shkruan se më shumë se tetë në 10 bare kanë rritur çmimet ose planifikojnë ta bëjnë këtë për shkak të rritjes së kostove, përfshirë ato të shkaktuara nga pagat më të larta, të shoqëruara me mungesën e energjisë dhe furnizimit.

Raporti shton se mbledhësit e taksave po i kërkojnë kancelarit të Thesarit, Rishi Sunak të ngrijë normën e taksës së alkoolit.

”Mungesa e stafit ka shtyrë baret të rrisin pagat për të mbushur rreth 134 000 vende të lira pune në industri”, thekson gazeta, ndërsa shitësit me shumicë të pijeve ”Matthew Clark” dhe ”Bibendum” do të rrisin çmimet midis 3,5 dhe 5,0% muajin e ardhshëm.

“Ndërsa industria jonë po rimëkëmbet nga pandemia, presioni mbi Britaninë e Madhe dhe zinxhirët global të furnizimit ka rritur kostot dhe kompleksitetin”, shkruan ”The Times”./  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.