Italia partner kryesor, shkëmbimet tregtare në 29.2 %

TIRANË, 19 tetor /ATSH/ Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 59,2 %, të gjithë tregtisë.

INSTAT bën të ditur se në shtator 2021 eksportet drejt vendeve të BE-së zunë 73,0 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 52,5 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (29,2 %), Greqia (8,3 %), Turqi (6,5 %) dhe Kina (6,4 %).

Shkëmbimet tregtare për nëntëmujorin 2021 me vendet e BE-së zunë 60,5 % të gjithë tregtisë.

Sipas INSTAT, në periudhën janar – shtator 2021, eksportet drejt vendeve të BE-së zunë 72,0 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zunë 55,0 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë për këtë periudhë renditen: Italia (30,2 %), Turqia (7,8 %), Greqia (7,1 %) dhe Gjermania (6,7 %).

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.