Tërmet 4.5 ballë në Rrëshen, Peleshi: Nuk ka dëme materiale, strukturat në gatishmëri

TIRANË, 18 tetor /ATSH – I. Vata/ Mbrëmjen e djeshme janë ndjerë lëkundje të forta tërmeti rreth orës 22:13. Referuara të dhënave zyrtare që vijnë nga IGJEUM, lëkundja ishte me magnitudë 4.5 Rihter, 10 km në veriperëndim të Rrëshenit.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi se nga lëkundjet e tërmetit që prekën vendin tonë nuk janë regjistruar dëme materiale.

Peleshi tha se të gjitha strukturat janë në gatishmëri për të ndjekur situatën.

“Lëkundjet e tërmetit të mbrëmjes së sotme, sipas IGJEUM kanë pasur magnitudë 4.5 Rihter, janë regjistruar 10 km në veriperëndim të Rrëshenit, në 19 km në thellësi. Nga raportimet paraprake në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile nuk janë regjistruar dëme materiale. Strukturat shtetërore janë në gatishmëri në ndjekje të situatës”, thekson ai. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.