Klopp: Salah futbollisti më i mirë në botë

LONDËR, 18 tetor /ATSH-MIA/ – Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klopp vlerësoi se sipas formës aktuale, futbollisti i tij Mohamed Salah është lojtari më i mirë në botë.

Klopp e dha këtë vlerësim pas fitores të së shtunës të Liverpulit ndaj Uatfordit me rezultatin 5:0, ku sulmuesi egjiptian shënoi gol.

Për Salahun ky ishte goli i 10-të këtë sezon në Premier Ligë, duke u regjistruar në listën e golashënuesve në tetë ndeshjet e fundit të Liverpulit.

“Loja e tij në këtë ndeshje ishte e shkëlqyeshme. Pasimi gjatë golit të parë ishte fantastik, ndërsa goli dytë ishte diçka fantastike. Ai është superlojtar’’, shtoi Klopp.

”Kush është më i mirë se ai? Nuk duhet të bisedojmë për atë se çka Messi dhe Ronaldo kanë bërë për futbollin, as për dominimin e tyre. Por, në këtë moment, Salah është më i miri”, deklaroi Klopp./    /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.