Di­plomat e dyfishta të doktoraturës, firmoset marrëves­hja me Universitet­in e Bolonjës

TIRANË, 18 tetor/ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, e cila po zhvillon një vizitë në Itali, firmosi sot marrëves­hjen me Universitet­in e Bolonjës për di­plomat e dyfishta të doktoraturës.

Ministrja ndodhet në Bolonja të Italisë, së bashku me rektorin e Universitetit të Mjekësisë Tiranë, prof. Arben Gjata.

Kushi vlerësoi se “kjo nismë e frytshme i hap udh­ën kërkuesve shkencorë dhe doktorantëve tanë për të zhvilluar më mirë kapacitetet e tyre kërkimore-shke­ncore, si dhe për të thelluar më shumë mundësitë e bashkëpunimit edhe në fushën e shkëm­bimeve të studentëve e pedagogëve dhe të partner­itetit për pro­gramet “Erasmus+”, “Horizon Europe” etj.”.

“Si Ministre e Arsimit dhe Sportit, jam me të vërtetë krenare për konkretizimin e kësaj marrëveshje­je, sepse reflekton më së miri objektivin tonë madhor për ndërkombëtarizimin e universiteteve shqiptare, me fokus rritjen e cilësisë së arsi­mit të lartë, si dhe një lidhje më të ngushtë me nevojat e tregut të punës”, tha Kushi.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.