Trinjakët e lindur në “Mbretëresha Geraldinë”, përfitojnë bonusin e bebes

TIRANË, 17 tetor/ATSH/ Një nënë e re solli në jetë dy djem dhe një vajzë, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, të cilët përfituan edhe bonusin e bebes.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

“Zemra plot për familjen Sallaku dhe gëzim edhe për stafin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” për lindjen shëndosh e mirë të trinjakëve Amal, Alfio, Amea”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu bën të ditur se “familja e re përfiton menjëherë 360 mijë lekë të reja bonus. Më shumë se 100 mijë të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes nga janari 2019, kur nisi programi ynë universal që mbështet çdo fëmijë që vjen në jetë”.

/k.s//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.