Rama publikon pamjet: Kantieri i Unazës së Madhe të Tiranës po merr formë dita-ditës

TIRANË, 17 tetor /ATSH/ Unaza e Madhe e Tiranës është një vepër e rëndësishme për banorët e kryeqytetit, por edhe për të gjithë udhëtarët shqiptarë dhe të huaj.

Kryeministri Edi Rama solli pamje nga puna intensive natë e ditë që po bëhet për të finalizuar sa më parë këtë vepër kaq të rëndësishme.

“Kantieri i Unazës së Madhe të Tiranës, e cila merr formë dita-ditës përmes punës papushim”, tha Rama.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë.

Punimet për Unazën e Re të Tiranës, nisën në muajin tetor të vitit të shkuar dhe përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjithë rrugët dalëse kombëtare.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.