BRUKSEL – Merkel: Një qeveri gjermane proevropiane, mesazh i rëndësishëm për BE-në

BRUKSEL, 15 tetor /ATSH-AFP/ – Qeveria e ardhshme në Gjermani do të jetë proevropiane dhe do të jetë një mesazh i rëndësishëm për vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian, tha sot kancelarja gjermane, Angela Merkel, në Bruksel, pas një takimi me homologun e saj belg, Alexander De Croo.

“Kjo qeveri e ardhshme e di se çfarë do të thotë Evropa për paqen dhe lirinë”, siguroi ajo për shtypin.

Deklarata e Merkel vjen pas shpalljes së një marrëveshjeje paraprake për koalicionin e ardhshëm qeverisës të Gjermanisë dhe ndërsa BE-ja përballet me tensione të forta, veçanërisht për respektimin e shtetit të së drejtës nga ana e Polonisë dhe Hungarisë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.