BM – Një i panjohur vret deputetin konservator

LONDËR, 15 tetor /ATSH-AFP-ANSA/ – Një deputet konservator britanik, David Amess, u qëllua për vdekje sot, duke shkaktuar tronditje dhe trishtim në Britaninë e Madhe, sipas kryeministrit britanik Boris Johnson.

Parlamentari 69-vjeçar, anëtar i partisë konservatore të liderit dhe përkrahës i zjarrtë i Brexit, u godit me thikë disa herë, gjatë një takimi me elektoratin e tij në një kishë metodiste, në Essex, në jug të Anglisë.

Duke konfirmuar në fund të pasdites identitetin e viktimës, i cili vdiq në vend pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të urgjencës, policia lokale tregoi se një 25-vjeçar u arrestua për këtë vrasje.

Po hetohet për motivin e vrasjes.

Ngjarja, që ringjalli precedentë dhe pyetje të dhimbshme në lidhje me sigurinë e zyrtarëve të zgjedhur, ndodhi pak pas mesditës./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.