Grua e fortë dhe e pakursyer, Manastirliu falënderon ish-zv.ministren Bardhylka Kospiri

TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu falënderoi sot ish-zëvendësministren e MSHMS-së, Bardhylka Kospiri për kontributin dhe angazhimin në mbajtjen e detyrës gjatë këtyre viteve sfiduese.

“Bardhylka Kospiri, një grua e fortë dhe e pakursyer për të punuar çdo ditë me përkushtim për mbrojtjen dhe përfshirjen sociale të personave me aftësi ndryshe”, u shpreh Manastirliu.

“Faleminderit Bardhylka për kontributin dhe angazhimin në mbajtjen e detyrës së zv.ministres gjatë këtyre viteve sfiduese! Ekipit të MShMS, i bashkohet Denada Seferi, për të çuar përpara së bashku punët e mira që kemi nisur për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale”, theksoi Manastirliu.

Këshilli i Ministrave vendosi dje lirimin nga detyra të Bardhylka Kospirit si zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe emërimin e Denada Seferit, në vend të saj.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.