Bankat tregtare, 25 miliardë lekë fonde në valutë

TIRANË, 14 tetor /ATSH/ Depozitat bankare në monedhën evropiane euro në formën e llogarive rrjedhëse apo depozitave, kanë shënuar rritje edhe gjatë këtij viti.

Statistikat tregojnë se, fondet në valutë të mbajtura nga bankat tregtare në llogaritë e tyre rrjedhëse pranë Bankës së Shqipërisë në fund të muajit gusht arritën vlerën ekuivalente të 25 miliardë lekëve.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, ky tregues këtë vit rezulton tri herë më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Me bazë vjetore, rritja e depozitave në euro ka arritur në 15.5 %, nga 11.7 % që ishte rritje me bazë vjetore në fund të korrikut.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.