Aktivitet i paligjshëm me lojërat e fatit, arrestohet një shtetas në Fier

TIRANË 14 tetor /ATSH-I.Vata/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kanë arrestuar një shtetas dhe një tjetër është proceduar penalisht, pasi ushtronin veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan shtetasin Z. M., 35 vjeç, banues në Fier dhe proceduan penalisht shtetasin F. K., 16 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen “Konferenca e Pezës” në lokalin në pronësi të shtetasit F. K ku ishte i punësuar shtetasi Z. M., u gjet dhe u sekuestrua një kompjuter që dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të kundraligjshëm të lojërave të fatit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” e kryer në bashkëpunim.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.