9-mujori, të ardhurat në buxhet 58.9 miliardë lekë

TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Të ardhurat totale për 9-mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 104.4 % të planit.

“Të ardhurat totale për 9-mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 367 miliardë, ose 104.4 % të planit. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat kanë rritje prej 58.9 miliardë lekë”, bën të ditur Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Sipas MFE-së, shpenzimet arritën në rreth 403 miliardë lekë me një realizim në masën 93.8 % të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, ky zë është rezultuar 9.6 % më i lartë ose rreth 35.4 miliardë lekë më shumë.

Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 9-mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 68 % të planit vjetor fillestar dhe 66.1 % të planit vjetor të ndryshuar me Aktin Normativ të qershorit.

Ndërkohë, niveli i deficitit për periudhën janar-shtator rezultoi në rreth 35.9 miliardë lekë.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.