VJENË – OPEC ul parashikimin e rritjes për kërkesën globale të naftës

VJENË, 13 tetor /ATSH-DPA/ – Karteli i naftës OPEC ka ulur parashikimin e tij të rritjes për kërkesën globale të naftës.

Në vitin aktual, kërkesa globale për naftë bruto pritet të rritet me një mesatare prej 5,8 milionë fuçi (159 litra) në ditë, sipas raportit mujor të kartelit të naftës, i botuar sot në Vjenë.

Më parë, ekspertët e OPEC-ut prisnin një rritje prej 5,96 milionë fuçi.

Karteli i naftës supozon se 99,82 milionë fuçi në ditë do të nevojiten në të gjithë botën në tremujorin e katërt.

Si arsye, për parashikimin disi më të ulët të rritjes, ekspertët e OPEC-ut treguan të dhëna më të ulëta të konsumit, nga sa pritej në nëntë muajt e parë të vitit.

Kërkesa më e fortë nuk pritet sërish deri në tremujorin e fundit të vitit, me ekspertët që ia atribuojnë shkakun industrisë petrokimike dhe kërkesës më të lartë për naftën për ngrohje.

Kohët e fundit, çmimet e naftës në të gjithë botën janë rritur ndjeshëm dhe kanë arritur nivelet më të larta shumëvjeçare, me mbi 80 dollarë për fuçi.

Arsyet e dhëna për rritjen e çmimit janë furnizimi i pamjaftueshëm.

Nafta, gjithashtu, është bërë më e shtrenjtë pas rritjes së çmimeve të gazit natyror.

Pavarësisht rritjes së çmimeve të naftës, shtetet e naftës në grupin OPEC+, një aleancë midis OPEC dhe prodhuesve të tjerë të udhëhequr nga Rusia dhe Arabia Saudite, kanë rënë dakord të rrisin prodhimin e saj ditor me 400 000 fuçi në nëntor, siç ishte planifikuar./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.