Punimet në lagjen “Rilindja” në Fushë-Krujë po i afrohen fundit

TIRANË, 13 tetor/ATSH/ Në lagjen e re “Rilindja” në Fushë-Krujë, e dëmtuar nga tërmeti i nëntorit të 2019-ës vijon me ritme të larta puna për ndërtimin e shtëpive.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga puna në këtë lagje të re.

“Mirëmëngjes dhe me punën e palodhur ndërtimore për lagjen e Rilindjes në Fushë-Krujë që po i afrohet fundit, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Fushë-Kruja është një nga zonat më të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit. Zona e rindërtimit ndodhet 1 km larg nga qendra e qytetit.

Plani i zhvillimit shtrihet në një sipërfaqe prej 10 hektarësh ku ndërthuren banesat individuale, ndërtesat kolektive, institucionet arsimore dhe shërbimet.

Qeveria thotë se deri në pranverën e vitit 2022 të gjitha shenjat e tërmetit do të jenë fshirë.

/k.s/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.