Mbështetje në bujqësi, IPARD II disburson 166 kontrata

TIRANË, 13 tetor /ATSH/ Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) është në proces të vlerësimit dhe disbursimit të fondeve për aplikantët përfitues nga programi IPARD II.

Sipas të dhënave nga AZHBR, aktualisht janë disbursuar 166 kontrata investimi të fermerëve dhe biznesit, që janë kryer në sektorin e bujqësisë e agropërpunimit, të cilët përfitojnë financim grant nga zbatimi i programit IPARD II në Shqipëri.

Investimet në kuadër të Programit IPARD II, kanë mundësi të shndërrojnë totalisht të gjithë infrastrukturën bujqësore në vend në aspektin e zhvillimit të agropërpunimit, diversifikimit të fermës dhe investimeve në fermë, me impakt rritjen e kapaciteteve prodhuese në vend, për sektorët e fruta-perimeve, blegtorisë, qumështit, mishit, vreshtarisë dhe të verës.

Programi IPARD II në total ka një fond prej 90 milionë euro. AZHBR ka çelur tri thirrje aplikimi për fermerët dhe agrobiznesin në disbursimin e fondeve në mbështetje të investimeve në bujqësi.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.