Emërohen 3 zëvendësministra te Shëndetësia, Bujqësia dhe Turizmi

TIRANË, 13 tetor/ATSH/ Këshilli i Ministrave emëroi sot tre zëvendësministra të rinj.

Kështu, gjatë mbledhjes së sotme, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi emërimin e Denada Seferit si zëvendësministre Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Po ashtu, Këshilli i Ministrave emëroi Enio Civicin zëvendësministër të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ndërsa Vilma Bello u emërua zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit.

Ndërkaq, me propozim të Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi që Bardhylka Kospiri, zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të lirohet nga kjo detyrë.

Vendimet hyjnë në fuqi menjëherë.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.