Aksioni “Bregdeti ynë”, nis prishja e objekteve pa leje në Ksamil


TIRANË 13 tetor /ATSH-I.Vata/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar sot prishjen e objekteve pa leje në Ksamil.

“Aksioni “Bregdeti ynë. Sot në Ksamil”, bën të ditur IKMT.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vazhdon aksionin për pastrimin e bregdetit nga objektet e paligjshme.

Në fazën e parë të operacionit “Bregdeti ynë” që nisi në muajin qershor, u shembën mbi 130 ndërtime pa leje, u vendosën rreth 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte, si dhe u arrestuan e u ndoqën penalisht dhjetëra persona.

Tashmë operacioni është rikthyer në fazën e dytë dhe vazhdon në të gjithë vijën bregdetare, ku sot u përqendrua në Ksamil.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.