Shqipëri-Holandë, shkëmbim përvoje dhe ekspertësh në fushën e kulturës

TIRANË, 12 tetor/ATSH/ Ministrja e Kulturës, Elva Margariti priti sot në takim ambasadorin e Holandës në Tiranë, Reinout Vos.

Gjatë takimit, Margariti dhe ambasadori Vos ranë dakord që shkëmbimi i përvojave dhe ekspertëve do të ishte një hap i rëndësishëm bashkëpunimi.

“Ngritja e muzeut të filmit, duke përfituar nga eksperienca më e mirë në ”Eye Filmmuseum” në Amsterdam, bashkëpunimi në fushën e reformave institucionale dhe ngritjes së programeve edukuese për fëmijët ishin disa nga çështjet që diskutuam sot me ambasadorin holandez Reinout Vos”, tha Margariti.

Muzeu i filmit, i cili pritet të rrëfejë historinë e filmit shqiptar, pritet të ngrihet brenda Parkut të Artit në hapësirat e ish-Kinostudios.

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.