Ahmetaj me ministren britanike, Morton: Avancim i axhendës Shqipëria 2030

TIRANË, 12 tetor/ATSH/ Zv.kryeministri njëkohësisht ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Arben Ahmetaj zhvilloi sot një takim me ministren britanike për Evropën dhe Amerikat, Wendy Morton.

Gjatë takimit Ahmetaj dhe Morton diskutuan për bashkëpunimin mes dy vendeve në fusha të ndryshme.

“Me ministren britanike për Evropën dhe Amerikat, Wendy Morton, për ridimensionimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në reflektim të avancimit të axhendës Shqipëria 2030, me fokus tregtinë, investimet, modernizinin e ekonomisë për rritjen e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë, IT dhe shoqërinë dixhitale si dhe arsimin, për binjakëzimin e universiteteve publike shqiptare me ato më të mira britanike”, theksoi Ahmetaj.

Ministrja e Mbretërisë së Bashkuar për Evropën dhe Amerikat, deputeten Wendy Morton ndodhet në Tiranë në një vizitë zyrtare.

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.