Kursi i këmbimit, forcohet dollari amerikan, euroja humb terren

TIRANË, 11 tetor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me të premten e javës së kaluar.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0,03 lekë dhe këmbehet me 104,92 lekë, ndërsa euroja u zhvlerësua me 0,03 lekë dhe këmbehet me 121,29 lekë.

Paundi britanik krahasuar me të premten, u ngjit në kuotën 142,91 lekë, duke shënuar një ngritje me 0,11 lekë.

Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 113,12 lekë, ose 0,25 lekë më shumë se javën e shkuar.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.