Drejt përfundimit kanali në Zerqan, vaditje për 80 ha tokë bujqësore

TIRANË 11 tetor /ATSH-I.Vata/ Bashkia Bulqizë vazhdon punën për ndërtimin e kanalit në Zerqan, i cili do të vadisë 80 ha tokë bujqësore.

Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i bashkisë Bulqizë, Lefter Alla i cili ka inspektuar nga afër punën që po bëhet për ndërtimin e këtij kanali me gjatësi 25 km.

“Banorëve të Zerqanit do t’u zgjidhet përfundimisht problemi me vaditjen e tokave. Puna për ndërtimin e kanalit ujitës ka nisur dhe projekti pritet të përfundojë para sezonit vaditës të vitit të ardhshëm”, tha Alla.

“Kanali prej rreth 25 km do të përdoret për vaditjen e 80 ha tokë bujqësore, e cila deri më tani ka vuajtur mungesën e ujit. Produktet e Zerqanit do të tregtohen lehtësisht në tregjet lokale dhe ato kombëtare”, shprehet ai.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.