BM – Moti i keq përmbyt Londrën

LONDËR, 5 tetor /ATSH-ANSA/ – Shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë Londrën gjatë natës shkaktuan shqetësime të mëdha, duke përmbytur rrugë e dyqane, duke bllokuar hekurudhat dhe mbyllur autostradat, raportoi sot BBC.

Shumë londinezë sot nuk patën mundësi të shkonin në punë.

Shumë dyqane u përmbytën, sidomos në lagjen elegante Knightsbridge, duke shkaktuar dëme të mëdha në mallra.

Sipas Met Office, parku i Shën Xhejmsit, në qendër të kryeqytetit britanik, u përmbyt nga 35 milimetra shi midis mesnatës dhe orës 06:00, ndërsa autostradat M23 dhe M25 në Sussex u mbyllën pjesërisht për trafikun./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.