FOKUS – Sunak: Qeveria britanike nuk ka shkopin magjik për zgjidhjen e problemeve të furnizimit

BERLIN, 4 tetor /ATSH-DPA/ – Do të ketë mungesa në raftet e supermarketeve britanike këtë Krishtlindje, paralajmëruan furnitorët e mëdhenj britanikë, ndërkohë që kancelari britanik i Thesarit, Rishi Sunak theksoi se ”qeveria nuk ka shkopin magjik për të bërë që problemet e zinxhirit të furnizimit të mënjanohen”.

Kancelari theksoi se ”qeveria do të bëjë gjithçka që mundet për të zbutur problemet globale të furnizimit”, por pranoi se ”ka ndërprerje” dhe nuk përjashtoi që Krishtlindjet do të ishin shqetësuese.

Rreth 200 ushtarë, gjysma e tyre shoferë, janë vendosur në rrugë për herë të parë për të ndihmuar në furnizimin me benzinë ​​të pikave të karburantit.

Sipas drejtorit ekzekutiv të Shoqatës së Shitësve me Pakicë të Karburanteve, Gordon Balmer, rreth 22% e stacioneve të shërbimit në Londër dhe juglindje ende nuk kishin karburant.

Pjesëtarët e ushtrisë mbërritën në depot e naftës ”Buncefield”, në Hemel Hempstead, për të ndihmuar në dërgimin e karburantit në stacionet e shërbimit, me ushtarë me uniformë të veshur me maska ​​në fytyrë./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.