Takim me themeluesin e “World Policy Conference”, Thierry de Montbrial

 

TIRANË, 1 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama takoi sot në Abu-Dabi, ku po merr pjesë në punimet e “World Policy Conference”, Thierry de Montbrial, shefin Ekzekutiv të Institutit Francez për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, njëkohësisht themeluesi dhe drejtuesi i “World Policy Conference”.

Kryeministri Edi Rama postoi momente nga ky takim, ndërsa merr pjesë si i ftuar nderi në “World Policy Conference”.

Konferenca mbahet në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu-Dabi, ku marrin pjesë liderë nga e gjithë bota.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.