Krimi nuk na mposht në rrugën për të vendosur drejtësinë

TIRANË, 28 shtator/ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja reagoi sot lidhur me vrasjen e oficerit të policisë, Saimir Hoxha duke theksuar se “krimi nuk na mposht në rrugën për të vendosur drejtësinë”.

“Trishtim dhe hidhërim për vrasjen në detyrë të oficerit të Policisë së Shtetit, Saimir Hoxha, mbrojtës i rendit dhe sigurisë së qytetarëve dhe vendit tonë”, – thekson Manja.

Ministri Manja shprehet se “lutemi bashkarisht për shpirtin e babait të dy fëmijëve, bashkëshortit shembullor, birit të dashur dhe punonjësit të devotshëm të policisë. Krimi vret, por nuk na dobëson dhe as na mposht në rrugën për të vendosur drejtësinë”.

/k.s//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.