Ibrahimaj takon Shefen e FMN-së: Po ecim në rrugën e duhur të konsolidimit dhe progresit

TIRANË, 28 shtator/ATSH/ Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj zhvilloi sot një takim virtual me Shefen e Misionit të FMN në Tiranë, Yan Sun mbi ecurinë e ekonomisë së vendit në kuadër të takimeve përpara misionit të përvitshëm.

Gjatë takimit Ibrahimaj i konfirmoi angazhimin për vijimin e zbatimit të masave për rimëkëmbjen e ekonomisë ndaj efekteve të pandemisë, konsolidimin fiskal, përgatitjen e projektbuxhetit të vitit 2022 dhe të planit të buxhetit afatmesëm, vijimin e procesit të rindërtimit, si dhe mbështetjen ndaj sipërmarrjes.

“Ecuria pozitive e deritanishme e ekonomisë dhe programi ambicioz i qeverisë na jep besimin se jemi duke ecur në rrugën e duhur të konsolidimit dhe progresit”, – tha Ibrahimaj.

/k.s/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.