Hapen aplikimet, 18 të rinj mundësi studimi në akademitë ushtarake në SHBA

TIRANË, 28 shtator/ATSH/ 18 të rinj nga Shqipëria do të kenë mundësi të bëhen pjesë e akademive më të mira ushtarake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili shprehet se kjo është një mundësi shumë e mirë studimi.

Qendra e Personel Rekrutimit ka hapur aplikimet për përzgjedhjen e 6 kandidatëve për çdo Akademi Ushtarake (Akademinë e Forcave Ajrore, Akademinë e Forcave Detare dhe Akademinë West Point) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për vitet akademike 2022-2026.

Kandidatët e përzgjedhur do të jenë pjesë e seleksionimit të mëtejshëm nga vendi pritës. Të gjithë të rinjtë nga mosha 18 vjeç deri në 22 vjeç mund të aplikojnë deri më 15 nëntor.

Ata do të kalojnë 4 teste përpara përzgjedhjes në SHBA, që nga ai i gjuhës së huaj, testin fizik, atë intelektual dhe testin psikologjik.

 

/k.s//a.a/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.