Gjiknuri prezanton Arben Çelën si drejtues politik të qarkut Durrës

TIRANË, 28 shtator/ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri prezantoi sot Adrian Çelën si drejtues Politik të qarkut të Durrësit.
Në takim me strukturat e Partisë Socialiste, Gjiknuri tha se “jam i bindur që me eksperiencën dhe maturinë politike, suksesin e arritur në 25 Prill, Adrian Çela do të dijë ta përkthejë në fitore të tjera për qarkun e Durrësit”.
“Është e nevojshme të fillojmë menjëherë punën për një analizë të rezultatit të 25 Prillit dhe ri-organizimin e Partisë Socialiste në çdo strukturë, për të dalë fitues në garën për zgjedhjet vendore të vitit 2023 dhe ato parlamentare të vitit 2025”, theksoi Gjiknuri.
Gjiknuri tha se “vëmendja e qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama ndaj qytetarëve të këtij qarku, do të vijojë të jetë maksimale edhe në këtë mandat të tretë qeverisës”.

/k.s//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.