OKB – Draghi: G20 për Afganistanin për shmangien e katastrofës

NJU JORK, 24 shtator /ATSH-ANSA/ – Ndihma humanitare, siguria dhe të drejtat e njeriut duhet të jenë përparësitë e një G20-e të jashtëzakonshme për Afganistanin që kryeministri italian, Mario Draghi theksoi përmes një video-mesazhi para 100 liderëve botërorë në asamblenë e 76-të OKB-së në Nju Jork.

“Samiti i jashtëzakonshëm i G20-s do të duhet t’i japë mbështetje maksimale këtyre objektivave”, theksoi ai.

“Situata humanitare në Afganistan është shqetësim i menjëhershëm dhe i përbashkët, gjithashtu për shkak të afrimit të dimrit”, shpjegoi ai.

“Por ne gjithashtu duhet të parandalojmë që vendi të bëhet një kërcënim për sigurinë ndërkombëtare”, paralajmëroi ai, duke iu referuar pranisë së grupeve të lidhura me Al-Kaedën dhe ISIS-in.

Për kryeministrin italian, qeveria e re e talebanëve nuk i përgjigjet pritshmërive të bashkësisë ndërkombëtare të një qeverie gjithëpërfshirëse dhe përfaqësuesve të përbërësve të ndryshëm etnikë, socialë dhe fetarë të vendit./  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.