Ndahet nga jeta Vehap Xhindoli, Meta: Një nga figurat historike të peshëngritjes të Elbasanit

TIRANË, 24 shtator/ATSH/ Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shprehur sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Vehap Xhindolit, një nga figurat historike të peshëngritjes së qytetit të Elbasanit.

“Me trishtim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Mjeshtrit të Madh, Vehap Xhindoli, një nga figurat historike të peshëngritjes së qytetit të Elbasanit, me kontribut të çmuar si sportist dhe trajner i suksesshëm”, shprehet Meta në mesazhin e tij të ngushëllimit.

“Personalitet sportiv i gjithanshëm, ai luajti një rol të veçantë edhe për zhvillimin cilësor të atletikës dhe akrobacisë, veçanërisht si themelues i cirkut të Elbasanit, duke lënë pas një trashëgimi sportive që gjithmonë do të nderohet dhe kujtohet me respekt”, thekson Meta.

“Ngushëllime familjes, kolegëve dhe komunitetit elbasanas për këtë humbje të pazëvendësueshme! Të prehet në paqe!”, përfundon mesazhin e tij Meta.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.