Mbi 1.5 milionë shtetas të huaj hynë në Shqipëri gjatë gushtit

TIRANË, 24 shtator/ATSH/ Vetëm në muajin gusht në Shqipëri kanë hyrë 1.537.191 shtetas të huaj, ose 2,7 herë më shumë se në gusht 2020.

INSTAT bëri të ditur se në total, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar në muajin gusht 2021, janë 2.185.493. Krahasuar me gushtin 2020, ky tregues rezulton me një rritje 2,6 herë.

Po ashtu, sipas INSTAT, daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit gusht 2021, janë 2.154.672, duke shënuar një rritje me 2,5 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit gusht 2021, janë 677.842. Krahasuar me gushtin 2020, ky numër është rritur me 2,2 herë.

Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit gusht 2021, janë 1.476.830. Krahasuar me gushtin 2020, ky numër është rritur me 2,8 herë.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.