FUTBOLL – Ronaldo futbollisti më i paguar i vitit

PARIS, 23 shtator /ATSH-AA/ – Ylli portugez Cristiano Ronaldo, i cili ka veshur fanellën e klubit Manchester United në Premier Ligën e Anglisë, është renditur i pari në listën e futbollistëve që ka fituar më shumë këtë vit.

Në listën e përgatitur nga revista ‘Forbes’ që përfshinë edhe pagat, të ardhurat nga sponsorët dhe bonuset, 36-vjeçari Ronaldo, që u rikthye në ish-klubin e tij Manchester United pas largimit nga Juventus në periudhën e transfertave verore, është renditur si futbollisti më i paguar në vitin 2021 me një shumë prej 125 milionë dollarë.

Pas Ronaldos, me 110 milionë dollarë fitime është renditur futbollisti argjentinas, Lionel Messi, i cili u transferua tek Paris Saint-Germain (PSG) pas largimit nga Barcelona.

Po ashtu i treti me 95 milion të ardhura është renditur braziliani Neymar, në ekipin e Paris Saint-Germain.

Lista e 10 lojtarëve më të paguar

Futbollisti Klubi Të ardhurat (në dollarë)
1 Cristiano Ronaldo Manchester United 125 milionë
2 Lionel Messi PSG 110 milionë
3 Neymar PSG 95 milionë
4 Kylian Mbappe PSG 43 milionë
5 Muhammed Salah Liverpool 41 milionë
6 Robert Lewandowski Bayern Münih 35 milionë
7 Andres Iniesta Vissel Kobe 35 milionë
8 Paul Pogba Manchester United 34 milionë
9 Gareth Bale Real Madrid 32 milionë
10 Eden Hazard Real Madrid 29 milionë

/os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.